Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 39 raste të reja

Aktuale

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 39 raste të reja

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, bëhet e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të mërkurën.

Në total numri i vdekjeve, nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 3207.

Janë regjistruar edhe 39 raste të reja.

Numri i rasteve aktive është 178.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 të shtrirë në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat