Limaj: Plani franko-gjerman ndëshkim për qasjen joserioze të Qeverisë Kurti ndaj dialogut

Aktuale

Limaj: Plani franko-gjerman ndëshkim për qasjen joserioze të Qeverisë Kurti ndaj dialogut

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 21:57
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka thënë se plani franko-gjerman i mbështetur nga amerikanët është një ndëshkim i politikës së Kurtit për qasjen joserioze ndaj dialogut.

Limaj ka thënë se Kurti është dashtë që të gjithë hapat që i ka bërë në veri, ti ndërmarr në koordinim me këshillat e miqve.

“Pse neve nuk na kërkuan me bë Asociacionin për dhjetë vjet. Asociacioni ka qenë i nënshkruar në vitin 2013, pse thanë në 2018 nuk jena marrë vesh asgjë, nëse nuk jemi marrë vesh për të gjitha, pse u fut ky parim, Pse u bë që njohja duhet me qenë në qendër, pse u bë që ka ardhur koha ër marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, sepse u nis koordinimi i vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Kryeministri ynë është dashur që rreth të gjithë hapave që ka bërë në veri, ti bëjë në koordinim dhe me këshillat e miqve. Ai nuk i dëgjoi. Nuk e dëgjoi kërkesen për shtyerjen e vendimit për targa dhe cfarë ndodhi, pas tre muajve erdhi plani franko-gjerman i mbështetur nga amerikanët dhe unë këtë e shoh si një ndëshkim të politikës së kryeministrit dhe për qasjen joserioze ndaj dialogut.” - tha Limaj për Blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat