Abazi me “këshilla” për Kurtin, i tregon pasojat e Asociacionit dhe planit franko- gjerman

Aktuale

Abazi me “këshilla” për Kurtin, i tregon pasojat e Asociacionit dhe planit franko- gjerman

Nga: N.E. Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:50
Haki Abazi

Pak para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, deputeti Haki Abazi, ka shkruar se “pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e çfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike”.

Sipas Abazit, mos pranimi i planit frako- gjerman është vetëvrasje politike e ngadaltë politike, me shumë pasoja.

“Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale”, ka shtuar Abazi.

Postimi i plotë:

Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog

Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike.

Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja!

Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat