Dalin pagat me koeficient të ri, Tahiri: Mashtrimi vazhdon me paga!

Aktuale

Dalin pagat me koeficient të ri, Tahiri: Mashtrimi vazhdon me paga!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:38
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për punëtorët e sektorit publik. 

Tahiri ka thënë se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet. 

“Në vend të pagave, punëtorët e seltorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri. 

Reagimi i plotë i Tahirit: 

Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga.

Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën. 

Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion. 

Turp!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat