Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, zyrtarë të HENDIKOS-it vizitojnë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zyrtarë të komunës së Prishtinës.( Takimi me kryeministrin, Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit, ora 08:45. Takimi me presidenten Vjosa Osmani, Zyra e Presidentes. Takimi me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ora 12:00. Takimi me drejtorë komunalë, Komuna e Prishtinës, ora 13:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bënë shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-031për lirinë fetare në Kosovë; si dhe Shqyrtimin e peticioneve. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në UP prezanton “Hulumtimi i insekteve në funksion të mbrojtjes së mjedisit: llojet e reja, endemizmi dhe biodiversiteti”. ( Salla e Senatit, Rektorat, ora 11:00)

Zyrtari i USAID-it në Kosovë Mathew Cullinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet dhe nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Sevdi Dernjani, marrin pjesë në përurimin e zyrave të Handikos-it. (Shtëpia e Kulturës Han i Elezit, ora 14:00 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat