“13 ditë kishte vetëm shi, në momentin që u varros Adem Jashari u hap qielli, doli dielli”

Aktuale

“13 ditë kishte vetëm shi, në momentin që u varros Adem Jashari u hap qielli, doli dielli”

Më: 6 mars 2023 Në ora: 06:39
Adem Jashari

Por në krejt këtë rrëfim, Arsim Gërxhaliu tregon një detaj që thotë se po të mos e përjetonte nuk do ta besonte kurrë në jetën e tij.

Për 13 ditë ra shi, deri sa po zhvarroseshin trupat e Jasharajve, por ai tregon se diell doli vetëm gjatë kohës së rivarrimit të komandantit Adem Jashari.

“Ai ka qenë .. me më pas thënë dikush, ndoshta nuk kisha besuar, mos ta kisha përjetuar tërë jetën, e kam edhe të xhiruar në kamerë që në atë moment ndërpritet shiu dhe hapet qielli, del dielli, deri në momentin kur ai mbulohet tërësisht dhe kryhen ato goditjet e fundit me lopata, nga familjarët dhe u shtarët e TMK-së dhe në atë moment sikurse me ndërprerës fillon shiu. Thjesht, ju thash edhe më herët me më pas treguar dikush tjetër, ndoshta nuk kisha besuar, por e kam përjetuar vetë gjatë punës 13 ditore dhe atë momentin kur e kemi varros komandantin”, tha ai.

Por, gjatë rivarrosjes Gërxhaliu kujton një nga momentet me emocionale të jetës së tij, kur për një moment puthë kafkën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ai për emisionin “Expose”, tregon edhe cilat pjesë të trupit të tij i mban në zyrën e tij sot e kësaj dite.

“Ka qenë një çështje emocionale, të cilën unë e kam parë 18 vite më pas në kamerë, sepse nuk kam pasur kohë nga punët të cilat kam qenë i angazhuar dhe kur është bërë dokumentari i parë, thjesht e kamë parë atë moment, puthjen e kafkës që më ka ardhur nga brendësia edhe pas mund të them se emocionet nuk na kanë lëshuar gjatë gjithë kohës 13 ditë të punës. Por ne kemi pasur edhe faza përgatitore më herët dhe pas asaj përgatitje, tenda tavolina, ujin, agregate, gjërat më elementare për të kryer punën tone, një sallë mobile apo të terrenit, për të kryer punën që në fakt përfundoi tepër mirë. Kam dhëmbin e tij dhe kam një krah të mustaqeve dhe pak zyfyl të komandantit, për të cilën i luta familjarët dhe normal që thanë ky është i yti dhe ti mundesh me marrë çka të kish qejf me thane, me një fjalë ishte një përgjigje që nuk do ta harroj kurrë në jetë, ky është i yti dhe ti mund të marrësh çka do”, kujton Gërxhaliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat