​Abdixhiku: Ndryshimet e LDK-së duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje

Aktuale

​Abdixhiku: Ndryshimet e LDK-së duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje

Më: 6 mars 2023 Në ora: 20:09
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në javën festive të gruas dhe 33 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, kanë mbajtur një takim diskutues mbi “Fuqizimin ekonomik të gruas”.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm - është slogani i Forumit të Gruas së LDK-së këtë vit.

“Ndryshimet tona të brendshme duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje, e vendimmarrja e tyre politike duhet të përcjellet me më shumë barazi në shoqërinë tonë.

Sikurse e para dhe e dyta, mbesin misione të organizimit tonë politik sot”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat