Xhevdet Pozhari lavdëron shefin e tij: Qe pse kam besim te Arben Vitia

Aktuale

Xhevdet Pozhari lavdëron shefin e tij: Qe pse kam besim te Arben Vitia

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:23
Xhevdet Pozhari dhe Arben Vitia

Xhevdet Pozhari, këshilltari i ministrisë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pasi sot u miratua Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.

Sipas tij, një projektligj i tillë vendos rregull në tregun farmaceutik të Kosovës.

“Deri më tani, veç Kosova dhe Bjellorusia nuk e kanë pasur këtë ligj! Kjo ka ndikuar në abuzimin me çmime duke e rënduar edhe më tepër gjendjen e qytetarëve të cilët 39% nga buxheti i tyre shpenzojnë për shërbime shëndetësore dhe barna”, shkroi ai.

Pozhari ndër të tjera pati disa komplimente për ministrin Vitia, duke thënë se është i pandalshëm dhe i palodhshëm për punë.

“Projektligji i miratuar sot, do të evitojë mundësinë e çmimeve të ndryshme për produkte identike. Më nuk do të mund të abuzohet me çmime të barnave në emër të “tregut të lirë”.

Qe pse kam besim te Arben Vitia.

Thjeshtë, është i pandalshëm dhe i palodhshëm për punë”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat