​Vitia: Javën e ardhshme e nënshkruajmë udhëzimin e ri për shkollimin specialistik

Aktuale

​Vitia: Javën e ardhshme e nënshkruajmë udhëzimin e ri për shkollimin specialistik

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:39
Arben Vitia

Udhëzimi i ri administrativ për shkollimin specialistik pritet të nënshkruhet javën e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia para ligjvënësve në Kuvend.

Vitia tha se me konkursin e ri të specializimeve prioritet kanë lëmit që ka më shumë nevojë.

Vitia: Udhëzimin administrativ e nënshkruajmë javën e ardhshme

Në udhëzimin administrativ që do të nënshkruhet javën e ardhshme jemi munduar që ta adresojmë secilin nga këto probleme që janë identifikuar..

Me konkursin e ri të specializimeve në përputhje me nevojat e sistemit tonë shëndetësor do të ndajnë specializime me prioritet për lëmit ku ka më shumë nevojë dhe për profilet tashmë të identifikuara si deficitare me të cilat po përballet sistemi jonë shëndetësor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat