Vëllai i deputetit të LDK-së deklarohet për parcelat që i ngriu Prokuroria

Aktuale

Vëllai i deputetit të LDK-së deklarohet për parcelat që i ngriu Prokuroria

Më: 16 mars 2023 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Në mesin e përfituesve të dhuratave të pazakonta të Agron Kelmendit, pronarit të një kompanie të patundshmërive në Pejë, kishte qenë edhe Shkumbin Manaj. Insajderi ka mësuar se Shkumbin Manaj është vëllai i deputetit të LDK-së, Shkëmb Manaj.

Këto dhurata që Kelmendi i dha për më shumë se 62 persona të listuar si “kontribues për vendin”, përfshinin parcela toke në pesë komuna të rajonit të Dukagjinit.

Pasi Gjykata në Pejë e shpalli fajtor dhe të njëjtën e vërtetoi edhe ajo e Apelit, Prokuroria kërkoi të ngrihen 80 parcela me arsyetimin se Kelmendi s’ka pasur të ardhura për t’i blerë ato.

Shkumbin Manaj tha se Kelmendi ia kishte dhuruar atij diku 3 ari e gjysmë tokë.

Ai tha se në kohën kur ai e pranoi këtë dhuratë, thirrja e pronarit kishte qenë publike dhe ishte transmetuar në televizione si shpërndarje e dhuratave për familjet e dëshmorëve.

Manaj tha se rregullimi i dokumenteve për atë tokë ishte bërë tek noteri duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“Kanë qenë diku 3 ari e gjysmë, veç te noteri kur jemi shku me i marr me i pranu ato toka. Si familje e dëshmorëve, më kanë thirr më kanë thanë, ata kane dale edhe publikisht përmes televizionit kane thane e kemi një prone Agroni me Ramizin. Edhe kanë ardhë na kanë tregu e kemi do toke, po dojmë me ju shpërbly si familje, nuk e kam refuzuar sepse ka qenë dhuratë. Unë skam pranuar pa noterin që ta pranoj atë tokë. Atëkohë ka qenë në rregull dhe është nënshkruar. Nëse do të ishte diçka e dyshimtë se di a do duhej të pranohej kjo edhe nga noteri”, tha Manaj.

Ndërkaq, në lidhje me urdhrin e Prokurorisë në Pejë, Manaj theksoi se është i gatshmen të dalë para institucioneve dhe të tregoj procedurën që është ndjekur atëkohë. Teksa i njëjti potencoi se tokën se ka vizituar asnjëherë.

“Kemi dëgju për aksionin, unë jam i gatshëm të dal në prokurori, si dhuratë e kam pranu nuk ka diçka tjetër. Ka qenë një grup i madh që iu janë nda prona. Nesër unë prap e heq emrin nga prona nëse kjo ka paraqitu problem, s’kemi qenë në dijeni si ka qenë puna. Noteri se pranon tokën pa qenë në emër të dikujt. Unë personalisht sot nuk e di ku është ajo tokë, por ka qenë dhuratë dhe kaq”, tha Manaj.

Këta janë përfituesit e tjerë të pronave:

Berat Kelmendi, Kumri Kelmendi, Leotrim Kelmendi, Agron Hagji Ahmetgjekaj, Valon Kelmendi, Elinda Muriqi , Ramiz Muriqi, Shkumbin Manaj, Ali Lajqi, Servete Kelmendi, Sali Lukaj, Bekë Lajqi, Idriz Lajqi, Artan Mavraj, Kumrije Hajdaraj, Fatos Lajqi, Pren Marashi, Kol Krasniqi, Hasan Rizaj, Sanije Rexha, Ilir Muriqi, Vesel Berisha, Hazir Berisha, Edon  Kelmendi, Flamur Bytyqi, Dardan Lajqi, Andin Hoti, Vllaznim Kryeziu, Alban Raci, Servete Ethemi, Besim Bardhaj, Ismet Krasniqi, Fetah Rudi, Alban Muriqi, Shukrie Ramadani, Augustin Quni, Kadri Prekaj, Dervish Vuqetoviq, Sadik Ramaj, Minire Ukaj, Musa Ramaj, Afrim Mushkolaj, Ali Berisha, Hole Qekaj, Mejreme Krasniqi, Selim Bashota, Hamëz Kryeziu, Atom Krasniqi, Muhamet Lladrovci, Naim Maloku, Ibrahim Imeraj, Florije Bruqi, Kimete Kodra, Qazim Dajakaj, Mehdin Krasniqi, Çun Lajqi, Vera Maloku, Mal Krasniqi, Gani Kuqi, Gjyljeta Kasapi, Fuad Ramiqi, Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat