Tomë Gashi: DASh konstaton se ekspertiza zvicerane nuk i përjashton shkaqet e tjera të mundshme te vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale

Tomë Gashi: DASh konstaton se ekspertiza zvicerane nuk i përjashton shkaqet e tjera të mundshme te vdekjes së Astrit Deharit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:14
Tomë Gashi

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin vjetor në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriu në Kosovë.

Përveç kritikave për korrupsion e mostransparencë, përmendet edhe rastin i ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

DASh përmend se hetimet për rastin Dehari, përfshirë zhdukjen e mostrave të gjakut e urinës.

“Në gusht, familja e Deharit pohoi se kishte prova se Dehari ishte sulmuar para vdekjes së tij dhe kërkuan zëvendësimin e prokurorit kryesor. Në shtator, një raport i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se zyrtarët kishin qasje të pahijshme dhe kishin ndarë regjistrimet e kamerave nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, duke shkelur kërkesat për mbrojtjen e të dhënave.

Si kundërpërgjigje, në shtator qeveria suspendoi ish-drejtorin e Departamentit për Operacione, Siguri dhe Transport të të Paraburgosurve, ish-drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Drejtësisë. Në dhjetor, ministri i drejtësisë njoftoi se mostrat e gjakut dhe urinës së Deharit ishin zhdukur nga Laboratori i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Më pas, Ministria e Drejtësisë pezulloi katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfshirë zëvendësdrejtorin”, përfundon pjesa për rastin Dehari në raportin e DASh.

Lidhur me këto të gjetura të Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, avokati Gashi ka thënë se DASh konstaton se ekspertiza zvicerane e vitit 2019 nuk i perjashton shkaqet e tjera te mundshme te vdekjes (se Astritit) dhe rekomandon hetime te metejshme.

‘Shpresojmë që prokurori e lexon…Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) i jep rëndësi të veçantë hetimit të vrasjes së Astrit Deharit”.

“DASh konstaton se ekspertiza zvicerane e vitit 2019 nuk i përjashton shkaqet e tjera të mundshme të vdekjes (se Astritit) dhe rekomandon hetime të metejshme. Pra, edhe DASh i beson ekspertizës zvicerane, të cilën duket se prokuroria e ka harruar”, shkroi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat