Abdullahu: Mendësisë qeveritare të Qeverisë Kurti nuk duhet t’i besohet kurrë

Aktuale

Abdullahu: Mendësisë qeveritare të Qeverisë Kurti nuk duhet t’i besohet kurrë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:23
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka pyetur se çdo të thotë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, pa njohje.

Abdullahu ka shpjeguar çka ndodhë kur normalizohen raportet pa fituar Kosova njohjen prej Serbisë.

“A mund t’i besohet tash e tutje mendësisë qeveritare të Qeverisë Kurti se ajo do t’i ndal këto mundësi të reja të cilat ajo me politika të gabuara e miope i hapi për Serbinë? Jo kurrë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Normalizimi i raporteve me Serbinë pa njohje, a do të thotë……

Se ‘status quo’-ja në veri do të forcohet me ‘izën politike’ të Qeverisë Kurti.

Se Serbia trimërohet se mund të integrohet në Evropa pa e njohur Kosovën.

Se Serbët Vetmenaxhojnë në veri pa pas nevojë ta pranojnë Kosovën shtet.

Se Serbia do të merr para dhe lavdata nga perëndimorët pa e njohur Kosovën.

Se nesër Vetmenaxhimi mund të bëhet hyrje për federalizim të Kosovës.

Se Serbia do të jetë më pak me Rusinë e ne më pak me amerikanët.

Se rrezikohet paqja në rajon kur ti teket Vuçiqit me prish punë në veri.

Se Serbia tinza ose me ndihën e Rusisë punon kundër njohjeve të reja.

Se kërkesa e jonë për njohje të Kosovës gjithmonë prish ‘normalitetin’

A mund t’i besohet tash e tutje mendësisë qeveritare të Qeverisë Kurti se ajo do t’i ndal këto mundësi të reja të cilat ajo me politika të gabuara e miope i hapi për Serbinë? Jo kurrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat