Serweri vjen me një këshillë për Albin Kurtin: Nuk është befasi që Vuçiq refuzoi

Aktuale

Serweri vjen me një këshillë për Albin Kurtin: Nuk është befasi që Vuçiq refuzoi

Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:59
Daniel Serwer

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, ka këshilluar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që të vazhdojë para me hartimin e draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht refuzimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në Twitter, Serweri ka deklaruar se nuk është i befasuar nga refuzimi i presidentit Vuçiq.

“Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij, mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës në një Asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat