Mjeku Osman Sejfija flet për fjalët e fundit të Fehmi Lladrovcit

Aktuale

Mjeku Osman Sejfija flet për fjalët e fundit të Fehmi Lladrovcit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:45
Osman Sejfija

“Tha po kur ju kemi juve mas shpine, luftëtarët po shkojnë më guximshëm në betejë”.

Fjalët e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit dy ditë para se të vritej, i kujton edhe sot mjeku Osman Sejfija.

Madje profesori i Kirurgjisë Maksilofaciale rrëfen pwr kohwn kur e kishte pacient në kohën e para luftës.

“E kam pasë pacient n’85-6, kishte qenë i burgosur politikisht, e binë në spital kur kishte hala pushtet, edhe pastaj e kanë majtë pak ma gjatë në spital edhe ia kam mundësu kontaktin me familjen. N’shtator, dy ditë pa u vra, në Gradincë n’spital o ardhë e m’ka falenderu për këtë punë”, tha Sejfija.

E që nga viti 1992 Sejfija u inkuadrua si mjek për t’u shërbyer ushtarëve të UÇK-së.

Por si filluan intervenimet mjekësore gjatë periudhës së luftës në vitin 1998?

“Paraqitet nevoja n’Drenicë për shkak të lëndimeve të shumta, sidomos një udhëheqësi ushtarak, Kapuçi i famshëm (Mujë Krasniqi) atëherë se kam ditë, i vijke era, nuk kishte formacion, por vijke era që diçka është kah ndodhë”, shtoi ai.

Aty, kirurgu kishte përgatitur ekipin e parë mjekësor me dëshmorin Shpëtim Robaj.

“M’ra detyra me përgatitë ekipën e parë me shku me kuptohet Shpëtim Robaj si anesteziolog. Rrinë dy ditë atje. Mas dy dite kthehet Shpëtimi…m’spjegoi çka ka pa edhe tha prej sotit jetojmë për ta dhe me ta, për ata djemtë…”u shpreh Sejfija.

E të gjitha rastet sipas tij i kishin trajtuar me sukses.

“Veç robnia është ma e keqe se lufta. Fati ose Zoti po të ndihmojke, kem pa lëndime që e me i bo në spital ishin infektu ose kishin dështu, gati asnjë s’ka shku në atë drejtim”, deklaroi ai.

Osman Sejfija kontributin e tij e vazhdoi edhe pas luftës si drejtor i Klinikës Maksilofacionale për vite me radhë.

Ndryshe, kjo Klinikë datën e 21 marsit mbush 40 vjet nga hapja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat