Haradinaj: Marrëveshja bazë “ndan përgjithmonë” Kosovën nga Serbia

Aktuale

Haradinaj: Marrëveshja bazë “ndan përgjithmonë” Kosovën nga Serbia

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:02
Ramush Haradinaj

Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel e më pastaj në Ohër e “ndan Kosovën përgjithmonë nga Serbia” dhe ndihmon në shtrirjen e juridiksionit në veri të vendit, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite të tij në Zvicer.

Haradinaj, i cili përbën boshtin opozitar të vetëm në përkrahje të Marrëveshjes Bazë pa njohje të ndërsjellë dhe me Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe Serbe, qëndron i bindur në atë se kjo marrëveshje e çon Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike dhe se ajo është në esencë punë amerikane.

“Ka qenë një proces i gjatë, ka mbi vite që vazhdon punën për marrëveshje, tashmë të njohur franko-gjermane, po ashtu është punë amerikane , personalisht kam qenë i kyçur gjithnjë, më shumë me misionin e Amerikës, por edhe me partnerë të tjerë, e kam përkrahur dhe e mbështesë arritjen e marrëveshjes e cila na hapë perspektiven tonë, drejtë NATO-s, drejt BE-së, po ashtu na mundëson me shtri juridiksionin në veri. E ndanë Kosovën njëherë e përgjithmonë nga Serbia”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më 27 shkurt dhe më 18 mars, Kosova dhe Serbia pranuan Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, ndonëse pa nënshkruam dhe vetëm me pajtim verbal. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dalë në mbështetje të parezervë Qeverisë Kurti II rreth kësaj marrëveshje, e cila gjerësisht është parë si e pamjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat