Lushaku, kritika qeverisë: Nuk mbajtën premtimet, dështuan në shumë sfera, zvogëluan rrogat

Aktuale

Lushaku, kritika qeverisë: Nuk mbajtën premtimet, dështuan në shumë sfera, zvogëluan rrogat

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:49
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë për zvogëlimin e pagave për stafin universitar dhe për shumë premtime që nuk i ka mbajtur.

“Ka zvogëlim të pagave e asnjë mbështetje për stafin universitar,” – ka thënë Lushaku Sadriu, duke shtuar se kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin.

Ndër të tjera Lushaku-Sadriu ka përmendur disa premtime të pambajtura që shqetësojnë qytetarët e zakonshëm sikurse mungesa e çerdheve, tekstet mësimore, riorganizimi i shkollave dhe adresimi i huliganizmit.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua; asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare; Asnjë progres në riorganizimin e shkollave – vazhdojmë të kemi mbingarkesë të nxënësve në klasë; asnjë masë e sigurisë për huliganizëm në shkolla,” – ka thënë ajo.

Lushaku më tej ka shtuar se s’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset, dhe s’ka teste mësimore e praktika në shkollat profesionale dhe ka mungesë të inovacionit në arsimin e lartë.

“S’ka inovacion në arsimin e lartë e as Fond shkencë; S’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset; S’ka teste mësimore e praktika në shkollat profesionale; S’ka inovacion në arsimin e lartë e as Fond shkencë,” – ka përfunduar Lushaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat