Abdixhiku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu: Të padijshëm e të rrezikshëm

Aktuale

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu: Të padijshëm e të rrezikshëm

Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:34
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka denoncuar qeverisjen e Albin Kurtit në sektorin e drejtësisë duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Albulena Haxhiu.

“Nga logjika e ‘vajit në tepsi’, te sulmet ndaj rendit juridik.” – është epigrafi që ia ka vënë këtij shkrimi z. Abdixhiku. 

Ai e kishte fjalën më specifikisht për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial që shkaktoi shumë bujë gjatë ditëve të fundit. 

“Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?” – shkruan z. Abdixhiku. 

Ai ka shkuar tutje duke thënë se pushtetarët aktualë “përveç të padijshëm janë edhe të rrezikshëm”. 

Statusi i plotë:

Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,

tek sulmet ndaj rendit juridik.

Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend - cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.

Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?

Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë - diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat