Time Kadrijaj: Qeveria “Kurti” nuk solli asnjë njohje, s’ka progres në këtë drejtim

Aktuale

Time Kadrijaj: Qeveria “Kurti” nuk solli asnjë njohje, s’ka progres në këtë drejtim

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:25
Time Kadrijaj

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, më 18 Mars të këtij viti.

Palët në takim janë dakorduar për t’i respektuar dhe implementuar të gjithat pikat e marrëveshjes.

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kadrijaj tha se nëse Qeveria ka marr premtim nga emisarët për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së, duhet të këmbënguli.

Ajo thotë se para marrëveshjes në Ohër është premtuar se do të ketë njohje të reja.

“Me dakordimin në Ohër ka pas premtime se do të ketë njohje të reja e sidomos nga 5 vendet e BE-së, por shteti grek dje deklaroi sërish që nuk do e njohë Kosovën, me këtë deklaratë po shihet që jemi larg njohjeve. Qeveria nëse ka marr premtime nga emisarët e dialogut se do të ketë njohje të reja duhet të këmbënguli në ketë drejtim”, u shpreh Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së ka hedhur akuza edhe kundrejt partisë në pushtet, për mos njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

Kadrijaj tha se nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, nuk sheh progres në këtë drejtim.

“Ka kohë që janë stopuar njohjet e reja për Kosovën. Në këtë qeveri nuk e kemi as një njohje e po shihet që nuk ka progres në këtë drejtim”, deklaroi Kadrijaj.

Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën për t’u çliruar nga Serbia kanë ndikuar te shumë vende për të marrë vendimin e njohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat