Djegia e veturave në veri, reagon edhe eurodeputetja gjermane

Aktuale

Djegia e veturave në veri, reagon edhe eurodeputetja gjermane

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:52
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas djegies së veturave në veri të Kosovës, të cilat ishin të ri-regjistruara.

Sipas saj, ky akt është totalisht i papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë.

Ajo tha se përgjegjësit urgjentisht duhen kapur.

“Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal”, ka thënë Cramon.

Kujtojmë se për këtë incident, kanë reaguar edhe struktura të tjera të perëndimit.

Nga ShBA, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se akte të tilla janë kriminale.

Ai e përsëriti të njëjtin mesazh që e pati dhënë në nëntor të vitit të kaluar, kur pati ndodhur një incident i ngjashëm në veri, kur digjeshin vetura me targa RKS.

“Me shumë keqardhje, më duhet ta përsëris mesazhin”, tha Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat