Edita Tahiri i reagon profesorit të Harvardit, i cili tha se “në Kosovë ka ndodhur përplasje e civilizimeve”

Aktuale

Edita Tahiri i reagon profesorit të Harvardit, i cili tha se “në Kosovë ka ndodhur përplasje e civilizimeve”

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:40
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar fort profesorin e Harvardit, Samuel Huntigton.

Tahiri ka thënë se deklarata e Huntigton se “ka mundur të ndodh përplasja e civilizimeve në Kosovë”, shfaq mosnjohjen e tij të civilizimit unik të shqiptarëve, si i vetmi komb në Ballkan me tre religjione.

Megjithe respektin e madh per Profesorin e Universitetit tim dhe per librin e tij te njohur ‘ perplasja e civilizimeve’ po me vjen keq qe ai paska rene nen ndikimin e tezes serbe qe kishin bere cmos ta stigmatizojne me ‘fundamentalizem’ luften tone per lirine dhe pavaresine Kosoves! Kjo ka qene nje prej tezave serbe qe kam luftuar fuqishem gjate diplomacise sime ne kerkim te perkrahjes nderkombetare per pavaresine e Kosoves”, ka shkruar Tahiri.

Më tej, siç shkruan ajo, një prej argumenteve qe ka perdorë në takime diplomatike dhe në konferencat nderkombëtare ka qenë se kombi shqiptar i vetmi me tre religjione mund të shërbejë si faktor balancues ndaj përplasjes së mundshme mes transversales së “gjelbërt” dhe transversales “ortodokse” në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat