Mjekja: Do të largohem nga Kosova, do të shkoj atje ku vlerësohem

Aktuale

Mjekja: Do të largohem nga Kosova, do të shkoj atje ku vlerësohem

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:15
Jehona Krasniqi Zhuti

Shtetit i kushton rreth 100 mijë euro përgatitja e një mjeku për studimin 6 vjeçar, si mjek i përgjithshëm. Por, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, rreth 180 mjekë janë larguar nga Kosova.

Mjekja Jehona Krasniqi Zhuti, tregon se viteve të fundit, është vazdhimisht duke u përgatitur që të dalë jashtë shtetit. Ani pse shumë herë ka tentuar të gjejë arsye për të qëndruar në shërbim të shëndetësisë kosovare.

“Nuk të jepet mundësia, në shumë gjëra që mundesh me kontribu. Normalisht që ti lodhesh dikur edhe vjen koha që thjesht heq dorë”, theksoi ajo.

Krasniqi Zhuti tha se është dëshpëruar nga mosvlerësimi ndaj saj.

“Kam ardhë deri te kjo që me thanë: sa do që unë po e ofroj veten këtu, prap diçka po gjindet për me m'shtypë për mos me m'leju për me ndërhy ose me dhënë ide. Vjen deri te ajo që thua a din çka, po dorëzohem. Tani jam në atë moment, jam duke e kërkuar gjilpërën në kashtë, duke e kërkuar vetëm një arsye të vogël për me mbetë këtu. Megjithatë e di që tash kam me fillu aplikimet për rrugën për në Gjermani”.

Ajo thekson se dëshiron të shkojë diku ku do të vlerësohet për potencialin dhe idetë që ajo i jep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat