Gjinekologu “danez” thotë se Arben Vitia nuk deshi ta takojë

Aktuale

Gjinekologu “danez” thotë se Arben Vitia nuk deshi ta takojë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 17:32
Musa Krasniqi

Gjinekologu nga Klina Musa Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka dashur ta takojë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se madje Vitia as nuk e ka përshëndetur, njofton Klan Kosova.

“Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk më pranoi në takim në zyrën e tij ! Ai as që doli nga zyra të më përshëndes”.

“Shpresoj që askush nuk mund të më pengoj për t’i ndihmuar bashkëvendësit e mi. Askush nuk mund te ma marrë atdhedashurinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat