Xhevdet Pozhari me porosi për presidentin e Malit të Zi: Sqarohu sa më parë për qëndrimet e votuesve tuaj

Aktuale

Xhevdet Pozhari me porosi për presidentin e Malit të Zi: Sqarohu sa më parë për qëndrimet e votuesve tuaj

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:48
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka komentuar sërish fitoren e Jakov Millatoviq, për president të Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë se votuesit e Jakov Millatoviq rrugëve brohorisnin “Kosovo je Srbija”.

Tutje, ai ka shkruar se Presidenti i ri malazez ka thënë se nuk do ta tërheq njohjen e Kosovës.

“Votuesit e Jakov Millatoviq rrugëve brohorisnin “Kosovo je Srbija”!

Dje ai paska thënë se Mali i Zi nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës”, shkruan Pozhari.

Por, Pozhari ka edhe një porosi për Millatoviqin.

“Por, kjo kontradiktë ndërmjet votuesve të tij dhe qëndrimeve të tij si President duhet të sqarohet sa më parë që t'i kemi të qarta qëndrimet dhe mos të ketë kontradikta”, ka shkruar Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat