Mushkolaj për incidentin e armatosur në veri: Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal

Aktuale

Mushkolaj për incidentin e armatosur në veri: Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:34
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi Policia e Kosovës fillimisht e mohoi se është e përfshirë në plagosjen e një personi të nacionalitetit serb në veri të vendit, e më pas ndodhi e kundërta.

“Policia e Kosovës njëherë mohon, e pastaj pranon se një pjesëtar i saj e ka plagosur një qytetar në veri. Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal”, shkroi ai në Facebook.

Policia e Kosovës pasi nuk doli informacioni i saktë, të martën konfirmoi se një zyrtar policor është i përfshirë në shkëmbim zjarri me armë në pjesën veriore.

Edhe Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur i shqetësuar me plagosjen e një serbi në Zveçan, të hënën.

“SHBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë”, shkroi ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat