Shala kujton 24 vjetorin e rënies së njësitit “Pëllumbi”, ka disa fjalë edhe për Jakup Krasniqin

Aktuale

Shala kujton 24 vjetorin e rënies së njësitit “Pëllumbi”, ka disa fjalë edhe për Jakup Krasniqin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 13:48
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka përkujtuar sot në 24 vjetorin e rënies, njësitin “Pëllumbi” të UÇK-së.

Nga ky njësit, 21 ushtarë ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

“Sot, është viti i dytë kur ne në Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit, vendosim lulet dhe kujtojmë dëshmorët e martirët pa prezencën e tij, i cili padrejtësisht bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, po gjykohen padrejtësisht në Hagë” shkruajti mes të tjerash Shala.

Ai shtoi se “mësuesi Jakur dhe bashkëluftëtarët e tij janë me ne”.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot në përvjetorin e rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së – njësiti “Pëllumbi” , dhe 36 martirëve, bashkë me bashkëluftëtarët, vendosëm kurora lulesh, duke nderuar luftën dhe jetën e tyre.

Sa më shumë që ikin vitet, aq më shume po rritet malli dhe respekti për ta. Aq më shumë po kristalizohet dhe vlersohet lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, është viti i dytë kur ne në Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit, vendosim lulet dhe kujtojmë dëshmorët e martirët pa prezencën e tij, i cili padrejtësisht bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Por, mësuesi Jakup, dhe bashkëluftëtarët e tij janë me ne, e ne jemi me ta siç kemi qenë gjithëhere kur e kërkonte koha dhe atdheu.

Lufta jonë ka qenë dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e pastër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat