Rrusta thumbon Kurtin: Edhe atëherë kishim probleme financiare, por pushteti s’kishte mendësi totalitare

Aktuale

Rrusta thumbon Kurtin: Edhe atëherë kishim probleme financiare, por pushteti s’kishte mendësi totalitare

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:22
Teutë Rrusta

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me dënimin që iu bë PSD-së për publikimin e të dhënave private.

Rrusta është shprehur se edhe në Vetëvendosje kanë pasur probleme financiare, por mungesa e financave nuk e kishte shuar aktivitetin.

Ajo ka aluduar se qeverisja e Vetëvendosjes ka mendësi totalitare, derisa ka thënë se pushtetet e kaluara nuk kanë pasur këtë lloj mendësie.

Ajo ka thënë se VV po i bën presion PSD-së përmes përmbarimit.

Rrusta ka bërë të ditur se donacionet po rriten dhe se dënimi prej 20 mijë eurosh do të paguhet.

Postimi i plotë:

Këta që janë në pushtet e dinë mirë kohën kur zyra në Pejton mezi funksiononte në mungesë të financave. As për shpenzimet bazike si mirëmbajtja e zyres apo letrat A4 nuk kishte buxhet. Por ama edhe një gjë dihet, që mungesa e financave nuk e shuajti dot aktivitetin. Ndoshta sepse pushtetet e kaluara nuk ishin totalitare në mendësi. Nuk e ndërsyen përmbaruesin ndaj një Lëvizjeje që kishte uzurpuar shtëpinë e vogël në lagjen më të shtrenjtë të kryeqytetit.

Forma e re e presionit dhe represionit nuk është përmes figurës së policit, detyrimisht, por përmes përmbaruesit. Veç pse nuk sheh goditje, rrahje apo shfryrje polici kjo nuk duhet të na mashtrojë. Është hile. Format klasike nuk e përshkruajnë më kohën tonë. Pengesa e alternativave duke i prekë në financa është mënyrë e heshtur e shtypjes.

Le të përfitojmë nga shembulli konkret në leximin e përgjithshëm të qeverisjes aktuale. Pengesat sot ndaj neve janë me paramendim. Donacionet po ngriten dhe gjoba do të paguhet. Por fatura politike i shkon kësaj Qeverie.

Ps. Sot partia në pushtet merr 2 milion euro si subjekt parlamentar, dhe ka vendosur ta luftojë një parti jashtë parlamentare, me financa minimale. Ndoshta ka arsye prapa kësaj frike. Financat janë pengesë, por alternativat politike nuk ndalen me dhunë e sabotim. Përkundrazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat