Tahiri: Nëse dikush kërkon ta shpërndajnë Parlamentin, ta vendosin në votim

Aktuale

Tahiri: Nëse dikush kërkon ta shpërndajnë Parlamentin, ta vendosin në votim

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:15
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një prononcim për medie ka thënë se më rastin e arrestimit të drejtorit të KEK-ut ka të bëjë me një rast të një korrupsioni të nivelit të lartë.

Ai tha se kjo Qeveri për dy herë e ka shtrenjtuar energjinë elektrike. Sipas tij, nëse dikush kërkon që të shpërndajnë Parlamentin ta vendosin në votim.

“Këtu ka të bëjë më një rast të një korrupsioni të nivelit të lartë. Policia dhe Prokuroria kanë qenë dje në KEK. Duhet të ja lëmë hetimeve, ajo që shihet është shumë e pastër, një tender një burimor, një kontratë një burimore është trajtuar në mënyrë selektive e tash është Prokuroria duke u marr. Çka ish dashtë shumica të bëjë sot, e para që të mos kyçet në as një situatë në trajtim dhe gjykim të organeve të pa varura, në këtë rast Prokurorisë dhe drejtësisë. E dyta kërkojë që hetimi të jetë i paanshëm. Dhe e treta presim epilogun, epilogu po dihet dhe ky epilog nuk besoj që do të ndalet këtu sepse shihet që çështjet korruptive kanë filluar të shpërndahen edhe në institucione të tjera”, tha ai.

“Rasti i Martin Berishajt është një skandal ndërkombëtar. Ai tejkalon edhe përmasat e Kosovës. Ajo çka ka bërë kjo qeveri për energji e ka shtrenjtuar dy herë. Ka arrit që ta pengoj shtrirjen e gazit amerikan në Kosovë dhe investimet janë bërë në formë selektive dhe korruptive”, tha ai.

“Shumica i ka numrat, problemi është që nuk ka përgjegjshmëri, nuk ka seriozitet. Kjo është tema. Nëse kërkon dikush që me u shpërnda Parlamenti le ta qetë të shohim a po shpërndahet. Le të shohim a po shpërndahet nëse e vendos kryetari i Kuvendit në votim. Tema është që këtu duhet të krijohet një nivel shumë më serioz shumë më i përgjegjshëm nga mazhoranca, opozita po merr pjesë në takime por nuk e kemi detyrë me ja bërë shumicën qeverisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat