Kushtetuesja s’e rrëzon Presidenten Osmani, Kinolli: Kemi pritur një vendim krejt tjetër

Aktuale

Kushtetuesja s’e rrëzon Presidenten Osmani, Kinolli: Kemi pritur një vendim krejt tjetër

Më: 21 prill 2023 Në ora: 00:17
Albert Kinolli

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me kërkesën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK) dhe Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), të përfaqësuara nga Albert Kinolli dhe Veton Berisha, respektivisht, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të 12 marsit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që kërkesa e tyre të shpallet e papranueshme.

Subjekt i kësaj kërkese ka qenë kontestimi i mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa”, të cilat nëse do të shpalleshin të pavlefshme, do të kontestohej edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e Presidentes së Shtetit.

Këtë vendim të Kushtetueses, kryetari i Partisë Romë të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, e quajti se të papritur.

“Sinqerisht kemi pritur një vendim krejt tjetër, më mirë të them pozitiv. Kemi pasur argumente të forta që ne i kemi deponuar në Gjykatën Kushtetuese, duke e pasur parasysh se kanë ndodhur shkelje të shumta gjatë procesit gjyqësor”, ka thënë Kinolli në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Ai ka shtuar se ky vendim i Kushtetueses lë shumë për të dëshiruar, por shtoi se prapë se prapë ky institucionet mbetet nga më të besueshmet për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat