Bahtiri shpall fitoren e VV-së në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq

Aktuale

Bahtiri shpall fitoren e VV-së në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:15
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për zgjedhjet në katër komunat në veri nga selia e VV-së në Mitrovicë të Veriut.

Bahtiri ka thënë se, sipas të dhënave paraprake, VV ka fituar zgjedhjet në Mitrovicë të veriut dhe në Leposaviq.

Ndërsa në dy komunat tjera po presin informacionet e para.

Bahtiri ka thënë në Dukagjini se shpreson që kryetarët e rinj të zgjedhur do të jenë kryetar gjithpërfshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat