Pozhari reagon ashpër për sulmet ndaj Gërvallës: E kuptoj Daçiqin, por jo edhe ata që flasin shqip!

Aktuale

Pozhari reagon ashpër për sulmet ndaj Gërvallës: E kuptoj Daçiqin, por jo edhe ata që flasin shqip!

Nga: A.Zh Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:49
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, ka reaguar për sulmet që po i bëhen ministres së Punëvë të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

Kjo e fundit, pati një përballje të ashpër me homologun e saj serb Ivica Daçiq, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mbledhje, kryediplomatja e Kosovës e ka quajtur Daçiqin “Slloba i vogël”, duke e akuzuar për krime dhe vrasje në Kosovë.

“Me të drejtë Gërvalla i tha se ti i takon kohës së Millosheviqit dhe jo rastësisht i kanë thënë ‘Slloba’ i vogël, ngase në të kaluarën, Serbia këto taktika i ka përdorur. Ka dashur që të mbjellë urrejtje ndër shqiptare, të çojë edhe deri në vëlla vrasje. Gjithmonë njihet sistemi i UDB-së që ka pasur një rol tepër aktiv dhe sot vjen në një situatë përfaqësuesi i fytyrës së regjimit më të tmerrshëm të Millosheviqit, zëdhënësi i tij Daçiq, t’ia thotë këto bijës së një atdhetari që është vrarë nga dora e zezë e UDB-së nën diktatin e atmosferës së atëhershme të Serbisë, është tepër e ulët”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se nuk i kupton sulmet e shqiptarëve ndaj Gërvallës.

“E kuptoj pse Daçiqi e sulmon të bijën e Jusuf Gërvallës. Por, nuk i kuptoj ata që flasin shqip!”, ka shkruar ai në postimin e tij./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat