Paralajmërimi i Selmanajt para takimit të nesërm në Bruksel

Aktuale

Paralajmërimi i Selmanajt para takimit të nesërm në Bruksel

Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:50
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se cilido dokument që do të trajtohet nesër në kuadër të dialogut, Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për interpretim të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicës serbe.

Postimi i plotë:

Çfarëdo dokumenti që do trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për intepretim të dekretit dhe statutit për asociacionin, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme.

Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat