Paralajmërojnë punëtorët e KEK-ut, grevë nga 22 maji në s’u rriten pagat

Aktuale

Paralajmërojnë punëtorët e KEK-ut, grevë nga 22 maji në s’u rriten pagat

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:28
Ilustrim

Punëtorët e KEK-ut, nga 22 maji, po paralajmërojnë grevë, nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen për pagë më të mirë.

Ky vendim është bërë i ditur, nga Sindikata e Re e KEK-ut.

”Në mbledhjen e mbajtur nga sindikatat e KEK-ut më datë 02.05.2023 është marr vendim si në vijim:

Ne sindikatat të KEK-ut e patëm mirëpritur komunikatën për media të bordit të dhënë më datë 03.04.2023 se deri ne fund të prillit 2023 do të shqyrtohet kërkesa jonë për rritje të pagave. Përkundër mirëkuptimit tonë për të pritur deri me këtë datë, nuk kishte asnjë lëvizje nga menaxhmenti dhe bordi në atë drejtim edhe pas muajit prill.

Përkundër presionit të madh të punëtoreve për kërkesën e tyre shumë të arsyeshme dhe legjitime për rritje të pagave, pas takimit të fundit me z.Perparim Kabashi u.d i KE dhe stafit të tij duke na kërkuar përsëri kohe, ne presim që deri me datë 19.05.2023 të kemi vendim për rritje të kënaqshme të pagave.

Në të kundërtën, nëpërmjet këtij vendimi ju njoftojmë se ne si sindikata vendosim të hyjmë ne GREVË nga data 22.05.2023 deri ne plotësimin e kërkesës së vetme për rritje te pagave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat