Bajqinovci: Avdullah Hotit po ia shohim ende sherrin

Aktuale

Bajqinovci: Avdullah Hotit po ia shohim ende sherrin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:07
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci tha se edhe sot Kosova është duke “ia parë sherrin” ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këto deklarata ai i bëri duke iu referuar ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sepse sipas Bajqinovcit në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti, ishte vendosur në krye të këtij ekipi menaxhues deputetja e parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, të cilën ai i quajti  “ultranacionaliste”.

“Ju e patë që edhe ky takim i cili ishte dje ishte takim mund të them mjaft i vështirë dhe e patë që Kurti tregoi se nuk mund të fillojmë me një diçka të cilën menjëherë në start e bënë pala serbe, me një ish-ekip menaxhues të cilin Avdullah Hoti…  Avdullah Hotit po ia shohim ende sherrin me atë ekip. Sot i kemi ne atë ekip njerëz të cilët janë çetnik më të mëdhenjë në parlamentin e Serbisë. Ti ki një deputete e cila është ultranacionaliste nga Qeveria e Kosovës, Qeveria Hoti, është vendos në krye të ekipit menaxhues për me ta bërë draft statutin e Asociacionit”, tha ai.

Ndryshe vendimi i parë  për krijimin e këtij ekipi ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi. Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa, kurse vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat