E konfirmon MPJ: Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike, ia kemi zhvleftësuar

Aktuale

E konfirmon MPJ: Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike, ia kemi zhvleftësuar

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:34
Valdrin Sahiti

Valdrin Sahiti e ka droëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të vitit 2023. Ministria e Punëve të Jashmte ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.

“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendresa Fazliu.

Ajo tutje ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat