VV thotë se i kanë këndellur Telekomin dhe Postën – të dyjat në fitim

Aktuale

VV thotë se i kanë këndellur Telekomin dhe Postën – të dyjat në fitim

Më: 15 maj 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një tabelë përmes të cilës pretendon se kanë këndellur Telekomin dhe Postën.

Për Telekomin si vit krahasues e kanë marrë vitin 2019, ndërkaq për Postën atë 2018.

Telekomi në vitin 2019 ishte në -26.92 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +730 mijë euro. Posta në vitin 2018 ishte në -2.44 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +306 mijë euro”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti, po ashtu thotë se kanë ndalaur ”hajninë nëpër ndërmarrje publike”.

”Kur ndalohet hajnia dhe keqpërdorimet ndërmarrjet publike këndellën Këtë e kemi thënë në programin tonë politik. Këtë po e shohim shumë shpejtë tash në ndërmarrjet tona publike, ku falë edhe punës së menaxhmenteve të reja ndërmarrjet po dalin nga humbja në fitim. Në këtë infografikë kemi rastin e Telekomit dhe Postës ku nga një minus i lartë kemi mbrri në një plus të vogël“, thuhet në deklaratë.

VV-ja është thirrur vazhdimisht për publiken, por opozita e ka akuzuar se nëpër borde të ndërmarrjeve publike kanë vendosur familjarë dhe simpatizantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat