OKB raporton mbi vizitën e Nënsekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara z.Lacroix në Kosovë

Aktuale

OKB raporton mbi vizitën e Nënsekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara z.Lacroix në Kosovë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 00:20
Jean-Pierre Lacroix gjatë vizitës në Kosovë

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, përfundoi vizitën e tij në UNMIK (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë).

Pas mbërritjes së tij më 11 maj në Prishtinë, z. Lacroix mori pjesë në një ngjarje për të shënuar përpjekjet e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë, e cila paraqiste hapjen e qendrës së dialogut me komunitetin Barabar – një nismë e përbashkët multietnike nga dy OJQ (jo organizatat qeveritare) nga Prishtina dhe Mitrovica e Veriut për të nxitur dialogun ndërkomunal, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të OKB-së vizitë kjo e cila u fol në konftencën e shtypit në Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu u takua me një numër organizatash të shoqërisë civile dhe udhëheqës fetarë anembanë Kosovës, ku UNMIK-u punon së bashku me partnerët lokalë si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndërtuar kohezionin social dhe besimin ndër-komuniteti në përputhje me mandatin e tij.

Gjatë vizitës së tij, z. Lacroix takoi mes liderëve të tjerë presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe mbështetjen e OKB-së për ndërtimin e paqes dhe besimit në mes të komuniteteve të Kosovës. Ai u takua me stafin e UNMIK-ut, Ekipin e OKB-së në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Më pas ai shkoi në Beograd, ku zhvilloi diskutime me kryeministren Ana Brnabiq, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq për të diskutuar procesin e normalizimit, stabilitetin rajonal dhe punën e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit. Në takimin e tij me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, z. Vuçeviq, z. Lacroix falënderoi Serbinë për kontributin e saj në paqeruajtjen e OKB-së në nivel global.

"Me harmoni fetare dhe respekt të ndërsjellë. Mirënjohës që u udhëzova nëpër Xhaminë e Madhe të mrekullueshme nga Myftiu Tërnava & Manastirin e Graçanicës nga peshkopi Ilarion dhe për të shkëmbyer me peshkopin Teodosije. Përkushtimi i tyre për të promovuar bashkëjetesën paqësore është përulës", ka shkruar Lacroix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat