Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së

Aktuale

Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:43
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Bruksel.

Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se në ftesën për zv.kryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat