Senatorët takuan edhe liderët e partive opozitare, ambasada publikon fotografitë

Aktuale

Senatorët takuan edhe liderët e partive opozitare, ambasada publikon fotografitë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:44
Pamje nga takimi i senatorëve me opozitën

Ambasada e Amerikës një ditë pas vizitës që dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters patën në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimet që ata patën dje gjatë gjithë ditës.

Senatorët sipas këtyre fotografive, nuk u takuan vetëm me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, por edhe me opozitën.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i tyre, ku në fotografitë e ndara në rrjetet sociale shihen se senatorët bashkë me ambasadorin Hovenier, kishin takim edhe me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Është e mrekullueshme të mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës.

Dje, dy senatorët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Gary Peters konfirmuar se temë diskutimi mes tyre dhe kryeministrin Albin Kurti ka qenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat