Gashi: Me zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave kthehen normaliteti në Kuvend

Aktuale

Gashi: Me zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave kthehen normaliteti në Kuvend

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:32
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është shprehur i lumtur për veprimin e Qeverisë së Kosovës për të nisur plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë hapet rruga për zhbllokimin e të hyrave vetanake që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me zhbllokimin e këtyre mjeteve do të kthehet normaliteti në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, pozita u zotua për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku i hapet rruga realizimit të projekteve të komunave për të mirën e qytetarëve, dhe atë në vlerën prej 37.5 milion eurove. Me këtë rast, zotimi i pozitës përkthehet në zotimin tonë për vijimin e punë së rregullt në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për pjesëmarrje në votim. Nga zbatimi i zotimit të pozitës varet edhe puna e rregullt e opozitës në Kuvend”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat