Reagim nga Evropa ndaj Kuvendit për zgjedhjen e Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

Aktuale

Reagim nga Evropa ndaj Kuvendit për zgjedhjen e Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:19
Luljeta Aliu

Qendra Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit është shprehur e shqetësuar me zgjedhjen e Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kjo brengë shprehet për faktin që sipas tyre Aliu ka qenë përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi të brengosur me vendimin e Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për zgjedhjen e Luljeta Aliut si anëtare e KPM-së. Aliu rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e tyre”, thotë teksti.

“Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të llogaritet e pavarur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat