Lushaku – Sadriu: Jemi gati ta sfidojmë VV-në, s’ka parti me më shumë anëtarë

Aktuale

Lushaku – Sadriu: Jemi gati ta sfidojmë VV-në, s’ka parti me më shumë anëtarë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 00:07
Jehona Lushaku – Sadriu

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka folur për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt, ku tha se ka parë një angazhim të jashtëzakonshëm nga mërgata.

Ajo tha se ka vërejtur një vullnet të madh të njerëzve të cilët ajo i quajti të suksesshëm në Evropë, e siç tha, të cilët duan t’i bashkohen strukturave të LDK-së.

“Kjo është tepër e rëndësishme sepse është lehtë të kritikosh nga jashtë por është e rëndësishme të jesh brenda e të marrësh përgjegjësi për të çuar procese përpara”.

“Njerëzit duke e parë një keqqeverisje nga partia e cila është në pushtet janë mobilizuar edhe më shumë që të na bashkohen e ta çojmë vizionin tonë politik përpara sepse e kanë kuptuar që LDK-ja nuk prodhon politika populiste por ka programe konkrete”, tha ajo.

Tutje, Lushaku – Sadriu tha se entuziazëm për strukturat e reja ka edhe brenda Kosovës, teksa shtoi se LDK-ja është e gatshme ta sfidojë Vetëvendosjen.

“Ne jemi të gatshëm ta sfidojmë Vetëvendosjen. Nuk besoj që ka një parti politike me një numër kaq të madh të anëtarësisë së verifikuar. Mendoj që ne do të jemi edhe më të fuqishëm gjatë muajve në vijim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat