Anëtarja e LDK-së: Qeveria Kurti s’duhet të largohet nga dialogu – në Ohër arriti vetëm marrëveshje bazike

Aktuale

Anëtarja e LDK-së: Qeveria Kurti s’duhet të largohet nga dialogu – në Ohër arriti vetëm marrëveshje bazike

Më: 26 maj 2023 Në ora: 00:27
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se nuk është interesi i qytetarëve që Qeveria e Kosovës të largohet nga dialogu me Serbinë.

E pyetur në DPT te Fidani për indikacione që Qeveria mund ta largojë nga dialogu, Lushtaku-Sadriu, tha se një gjë e tillë do ta izolonte Kosovën.

”Nuk është në dobinë e askujt që të largohet nga një proces që është i monitoruar ndërkombëtarisht, nuk mund të qëndrojmë si Kosovë që t’i shmangemi dialogut”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë që dialogu të përfundojë sa më shpejtë e të ketë një marrëveshje finale me Serbinë.

Sipas saj, Kurti në Ohër e arriti vetëm një marrëveshje bazike.

”Ne kemi interes që sa më shpejtë të përfundojë dialogu e të vijmë te një marrëveshje finale. Ne kemi synuar që të arrijmë një marrëveshje finale, ai ka arritur një marrëveshje bazike”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat