Rron Gjinovci për ngjarjet në veri: Albini ia bëri “muçkën” Vuçiqit, para tubimit të paralajmëruar në Beograd

Aktuale

Rron Gjinovci për ngjarjet në veri: Albini ia bëri “muçkën” Vuçiqit, para tubimit të paralajmëruar në Beograd

Nga: M.L. Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:12
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar situatën e sotme në tri komunat veriore të Kosovës, ku serbët lokalë tentuan të pengojnë kryetarët që të ushtrojnë funksionet e tyre.

Në një postim në Facebook, Gjinovci e ka vlerësuar si shkathtësi të kryeministrit Kurti, faktin që sot në ditën kur presidenti serb Vuçiq, do të mbajë tubimin masiv në Serbi, ai vendosi që t’i dërgojë në institucione kryetarët e komunave.

Për këtë veprim, Gjinovci e ka quajtur “legjendë” kryeministrin Kurti.

“Ndërkohë që Vuçiçi ka me majt sot tubim në Beograd mas protestave masive të para disa ditëve kundër tij, pra nji tubim për me kallxu fuqinë e vet, Albini ktu ja bon muçkën me i kallxu që s'ki kurrfarë fuqie e ja idh krejt muhabetin e fuqisë, tu i shti bash sot kryetarët e komunave në institucione komunale përmes shpërndarjes me forcë të "protestuesve". Për besë llegendë osht”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat