Situata në veri/ Vjen thirrja urgjente – ja pse rrezikohet Kosova!

Aktuale

Situata në veri/ Vjen thirrja urgjente – ja pse rrezikohet Kosova!

Nga: M.H. Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën në veri të vendit.

Sipas tij SHBA nuk kanë qenë të informuar për vendosjen e flamurit në komuna dhe kjo ka shqetësuar serbët për të tensionuar gjendjen, përcjell “Bota sot”.

Kelmendi thotë që pa mbështetje amerikane, vështirë edhe të funksionojë Kosova duke shtuar këtu që thirrja urgjente për Kosovën është të ulen për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t'i dalë zot Kosovës.

Postimi i plotë

Të kuptohemi. Amerikanët nuk po thonë se komunat në veri nuk janë pjesë e Kosovës, as nuk po thonë se juridiksioni i Prishtinës nuk duhet të shtrihet edhe në veri të vendit.

SHBA-ja është sponsori dhe garantuesi kryesor i shtetësisë dhe zhvillimit të Kosovës. Si e tillë, njeh Kushtetutën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Nuk po thonë amerikanët lëshojini pe Serbisë. Amerikanët po thonë se - për shkak se Vuçiqi mezi po pret që të shkaktojë tensione dhe ta fajësojë Qeverinë e Kosovës - ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë veprime ne veri, të cilat provokojnë situatën.

Tash, është e qartë se Qeveria e Kosovës nuk i paska konsultuar amerikanët dhe nuk po i bindet kërkesave të ambasadorit amerikan, Hovenier, për "të ndalur menjëherë masat dhe dhunshme".

Situata momentale është: Vendosje e flamujve të Kosovës ndërtesat komunale në veri, pa mbështetje amerikane.

E pa mbështetje amerikane, vështirë të integrohet veriu. Madje, pa mbështetje amerikane, vështirë edhe të funksionojë Kosova.

Kush nuk është i vetëdijshëm për këtë e rrezikon krejt Kosovën.

Sot, urgjentisht, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit amerikanë duhet të ulen për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t'i dalë zot Kosovës.

Me amerikanët në njërën anë dhe institucionet e Kosovës në anë tjetër, të përçarë, fituese del veç Vuçiqi dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat