Hodhi “helm e vrer” kundër qeverisë Kurti, vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës: Armik i Kosovës!

Aktuale

Hodhi “helm e vrer” kundër qeverisë Kurti, vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës: Armik i Kosovës!

Nga: A.M. Më: 27 maj 2023 Në ora: 08:57
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit kritikoi Qeverinë e Kosovës për ngjarjet në veri.

Bytyçi në një postim në Facebook e tha hapur se “Armiku i Kosovës nuk është Vuçiq, por Edi Rama!”.

Sipas tij, kryeministri shqiptar hodhi vetëm helm dhe vrer kundër qeverisë Kurti.

“Vetëm helm e vrer kundër qeverisë së Kosovës! Vetëm fajësim të institucioneve të Kosovës! Dhe ne fajësojmë Aleksandër Vuçiq. Armiku i Kosovës dhe shqiptarëve është kryeministri i Shqipërisë, jo aq sa ky presidenti i Serbisë”, tha ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Armiku i Kosovës nuk është Vuçiq, por Edi Rama!

E lexuat reagimin e kryeministrit të Shqipërisë për ngjarjet në veri të Kosovës?! Ai fajëson për gjithçka qeverinë e Kosovës. Asnjë fjalë për dhunën e kriminelëve serbë kundër institucioneve dhe policisë së Kosovës. Asnjë fjalë për djegien e makinës së policisë dhe plagosjen e policëve! Asnjë fjalë për shkrehjen e armëve nga ana e serbëve. Asnjë fjalë për përdorimin e makinave të rënda për barrikada!

Vetëm helm e vrer kundër qeverisë së Kosovës! Vetëm fajësim të institucioneve të Kosovës! Dhe ne fajësojmë Aleksandër Vuçiq. Armiku i Kosovës dhe shqiptarëve është kryeministri i Shqipërisë, jo aq sa ky presidenti i Serbisë!

Ku qëndrim më bën të besoj se ka një plan anti-Kosovë! Qeveria dhe presidentja duhet ta zhbëjnë atë plan pro-serb! Me vendosmëri! Pa u intimiduar as nga njerëzit e fuqishëm të Perëndimit! Dëshmoni se jeni shtet! Ndryshe askush nuk do t'ju marrë më seriozisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat