Kryetari i Zubin Potokut shijon kafen në Mitrovicë

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut shijon kafen në Mitrovicë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:45
Foto nga takimi

Një ditë pas situatës së krijuar në komunat veriore, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut ka shijuar kafen me bashkëpartiakët e tij në qytetin e Mitrovicës.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.

Maxhuni ka shkruar se sot ka qenë një ditë e lodhshme e kryetarit Zeqiri.

“Pas një dite të lodhshme të kryetarit të Komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, sot kohën e ndamë me nga një kafe dhe njëherësh shfrytëzuam rastin t’ia urojmë pozitë e të parit të komunës (kolashinit)”, ka shkruar Maxhuni.

Ndryshe, të premten disa qytetarë të komunitetit serb ishin mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune, Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Ndërsa, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë asistuar kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat