Përgatitja e padisë ndaj gjenocidit serb në Kosovë, njohësit thonë se është e pamundur

Aktuale

Përgatitja e padisë ndaj gjenocidit serb në Kosovë, njohësit thonë se është e pamundur

Më: 27 maj 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Institucionet e Kosovës janë duke punuar në përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Por njohës të çështjeve juridike thonë se është e pamundur që të dorëzohet kjo padi për shkak të pamundësisë së Kosovës që t’i kalojë pengesat formale që kanë të bëjnë me pranueshmërinë e kësaj dosje.

Institucionet e Kosovës kanë filluar përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid lufte.

Por, ky proces sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke u mbajtur jashtë publikut për shkak të ndjeshmërisë dhe rëndësisë.

Përkundër optimizmit të ministres, njohës të çështjeve juridike konsiderojnë se Kosova e ka të pamundur të dorëzoj padi për shkak të barrierave juridike.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare shprehen se nuk kanë informacion se ka filluar përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Bekim Blakaj që udhëheqë këtë institucion thotë se përpilimi i padisë së këtij lloji është punë që kërkon kohë dhe se ka barriera juridike për Kosovën.

Njëjtë mendon edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Shala shprehet se Kosova e ka të pamundur të bëjë një padi të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndërkohë Haxhiu shtoi se ekspertët do të elaborojnë të gjitha aspektet në mënyrë që Kosova ta fitojë këtë rast edhe pse nuk jep ndonjë afat se kur mund të përfundojë përpilimi i kësaj dosje.

Ndryshe, në vitin 1999, ndaj Serbisë kishte ngritur padi edhe Kroacia për gjenocid gjatë luftës 1991-1995.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat