Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Aktuale

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 09:53
Kongresisti republikan Zach Nunn

Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Nunn me anë të një postitmi në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.

Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.

SHBA-ja ka dënuar të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

Me anë të një deklarate, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat