Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë

Aktuale

Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:24
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë.

Gazeta mëson se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij.

Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë./Klan Kosova

Image
Foto
Image
Foto
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat