Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Thaçit në Kosovë

Aktuale

Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Thaçit në Kosovë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:47
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Kosovë.

Një zëdhënëse e Gjykatës Speciale ka thënë se vizita është lejuar në sajë të arsyeve humanitare. Sipas Speciales, Thaçi pritet ta vizitojë familjen e tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojënjë vizitë në Kosovë për Hashim Thaçin që të takojë familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë deklaruar nga kjo gjykatë për Insajder.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat